Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli me kritika dhe ironi kundrejt mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare e cila shënon nisjen e sesionit të tetë parlamentar.Bardhi tha se në 12 vite qeverisje mazhoranca ka dështuar, pasi sipas tij nuk ka arritur që të hartojë një reformë të drejtë zgjedhore.
Më tej me ton ironizues, Bardhi tha se “për fat të mirë ky është sesioni i fundit që PS është mazhorancë në këtë Kuvend”.
“Duke qenë se bëhet në të njëjtin orar ju kishit detyrim të pagëzonit Trump, besoj se është në nderin tonë t’i urojmë suksese. Dhe mos na kishit harxhuar kohe me mesazhet e presidentit tuaj të republikës që kishte lëne dy faqe letër aty dhe kishte përtuar të firmoste…Taulant ai është fiks sekretari yt dhe na bënte thirrje të respektojmë standardet për zgjedhje të lira. Nëse ai do kishte interes së pari do vinte këtu që ta jepte këtë mesazh.
Ai nuk ka ardhur në asnjë nisje të sesioneve parlamentare…Për fat të mirë ky sesioni i fundit që je i mazhorancë në këtë kuvend. Ju në fakt në emër të shumicës duhet të kishit kërkuar ndjesë se 12 vite nuk arritët të bënit kurrë një reformë zgjedhore, kuvendi ka dështuar gjatë gjithë këtyre 12 viteve”, tha Bardhi.