“Nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me pushkë ujë e me fjalë. Jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit e Vjollcës, e kuptoj që zotrote do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit por për fat të keq nuk je, je shumë larg mandje, janë ca të tjera para teje. MQS përgjigjen e kësaj që nuk je vajza e babit të Surrelit e di, po të pyes mos je gjë motra e Olsit, motra e Ben Nokës, motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos, gjeje përgjigjen kush je, sepse unë e kam për secilën nga këto pyetje”, tha Bardhi.