04:51 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja 184/ “Hetuesi i komunizmit shërbëtor i Ramës”, PD për refuzimin e hetimeve: Nuk sillej ndryshe nga Donika Prela

15:27 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja 184/ “Hetuesi i komunizmit shërbëtor i Ramës”, PD për refuzimin e hetimeve: Nuk sillej ndryshe nga Donika Prela

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi për refuzimin e SPAK për të hetuar dosjen 184 të vjedhjes së votave në Dibër, duke thënë se një vendim të tillë e ka marrë hetuesi i komunizmit, Arben Kraja.

Sipas Bardhit, është detyre ekskluzive e SPAK hetimi ku janë përfshirë zyrtarë të lartë përfshirë edhe kryeministri dhe disa deputetë të PS-së.

“Por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë”, shkruan ndër të tjera Bardhi, duke vijuar se kjo është varrosja hetimit të një krimi të dokumentuar zgjedhor.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE GAZMENT BARDHI

Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Më datën 22.01.2020, Dosja 184 e cila po heton blerjen e votive, Prokuroria Dibër ka shpallur moskompetencen dhe ka dërguar atë pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Por me datën 27.01.2020, SPAK ka vendosur mospranimin e akteve dhe ridërgimin e dosjes sërish për hetim në Dibër.

Pak muaj më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga hetimi i dosjes 184, duke shpallur moskompetencë.

Për pasojë, kjo dosje për krimet zgjedhore, me vendim të prokurorit Klodian Braho, i kaloi Prokurorisë së Dibrës.

Në këtë dosje janë përfshirë përgjimet e disa zyrtarëve të lartë, të cilët akuzohen për shit-blerje votash, për zgjedhjet e 2017 në qarkun e Dibrës.

Në një inetervistë për Fax News, ish-deputeti Xhemal Gjunkshi u shpreh se dërgimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, është ‘varrosje’ e saj për mos ndëshkimin e ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve e zyrtarëve të PS-së.

Prokuroria e Dibrës sipas Gjunkshit nuk i kishte kapacitetet për të hetuar një dosje me rëndësi aq të lartë, ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për varrosjen e kësaj dosjeje përpra krijimit të SPAK.

Lidhur me zhvendosje e dosjes ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila i referohet kësaj lëvizje si meritë e saj pasi ka kërkuar pak kohë më parë që SPAK të hetojë vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Etiketa: Arben Krajadosja 184Gazment Bardhi
Pas

“Më dëmtoi varrin e nënës”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Korçë, pse ndodhi vrasja  

Para

A mund t’ju infektojnë me koronavirus pakot që vijnë Kina?

Para
A mund t’ju infektojnë me koronavirus pakot që vijnë Kina?

A mund t'ju infektojnë me koronavirus pakot që vijnë Kina?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.