23:34 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bardhi kundër Berishës, i jep besim SPAK, harron Veliajn dhe sulmon Ballukun me akuzat e vjetra

15:45 | 28/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bardhi kundër Berishës, i jep besim SPAK, harron Veliajn dhe sulmon Ballukun me akuzat e vjetra

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën.

Gazment Bardhi doli kundër Sali Berishës për qëndrimin ndaj SPAK duke thënë se ka besim te Struktura e Posaçme.

Bardhi në konferencën e tij për mediat ka thënë se e qëndrimi i tij kundrejt SPAK është i palëkundur dhe ka theksuar se sa herë të ketë një shqetësim do të jetë i gatshëm të shprehe opinionin e tij.

“Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën. Qëndrimi im është publik dhe i palëvizshëm, sa herë të kem një shqetësim që lidhet me SPAK, do jem para jush për të shprehur opinion, kritikën apo qëndrim tim, por në parim qëndrimi im në raport me SPAK mbetet i palëkundur”, tha Bardhi.

Qëndrimi i Bardhit ka ndryshuar shpejt, sepse vetëm pak kohë më parë ai fliste ndryshe për SPAK, duke i sulmuar prokurorët dhe duke mbrojtur shefin e tij politik. Arseja duket se lidhet me duelin elektoral ne qarkun e Fierit, ku Bardhi është përballë Belinda Ballukut si drejtues politik.

Këtë betejë, që Bardhi duket se e ka të vështirë në terren, sepse baza e PD është e përçarë dhe akoma nuk e ka kapërcyer heqjen e Luan Baçit si drejtues politik, po përpiqet ta zhvendosi në dyert e SPAK.

Tani Bardhit i duhet SPAK për të sulmuar Belinda Ballukun, të cilën e ka akuzuar për një numër të madh çështjesh. Denoncimet e tij, që tashmë nuk i mat më me numër, por me kile, ndoshta sipas sugjerimeve të këshilltarit të ri të PD, Lacivitas, janë depozituar në SPAK, te ajo prokurori që Berisha po thotë se do ta shkrijë pas 11 majit.

Etiketa: belinda ballukugazmend bardhiSPAK
Pas

Dosja e Erion Veliajt/ Biznesmeni Sokol Kryeziu paraqitet në GJKKO! Do të njihet me masën e sigurisë

Para

Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

Para
Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.