Opozitarët kanë nisur të mblidhen para godinës së bashkisë Shkodër ku do të mbahet dhe protesta. ‘Shkodra nuk mund ti nënshtrohet krimit’ tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Kjo është protesta e tretë kjo, si pjesë e aksionit të ‘mosbindjes civile’ . Atentati me 3 viktima në Shkodër, i ndodhur më 30 tetor 2024, orientoi PD të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut.
Një ditë më pas Sali Berisha njoftoi përmes një konferencë për mediat se të shtunën (sot) në orën 12:00 mos-bindja civile do të thërrasë qytetarët në tubimin e radhës që do të ishte Shkodra.