04:46 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Baret dhe restorantet sektori më i gòditur, shkurtuan me 22% personelin nga kríza e Covid

07:29 | 22/06/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lokalet shkelin ligjin antiduhan, gjobat e majme që morën 11 subjekte nga ISHSH

Foto ilustruese

Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u gòdit nga karantinimi, pas masave drastike të marra për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19. Në javën e dytë të marsit ato u detyruan të mbyllen me shpejtësi. Në vend ka rreth 18 mijë bare e restorante (82% e të cilave janë bar-kafe), sipas INSTAT, me mbi 50 mijë të punësuar, ose rreth 10% të të punësuarve në sektorin privat në total.

Të dhënat e para të INSTAT, bëjnë të ditur se pasojat ishin të mëdha dhe baret dhe restorantet rezultojnë më të gòditurat sa i takon efektit në punësim. Për tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7% dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6%, duke shënuar performancën më të keqe nga të gjithe sektorët e shërbimeve sa i takon punësimit.

Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbimeve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurinë e dy muajve të parë të vitit, por duket se baret e restorantet morën gòditje më të shpejtë dhe më të fortë. Edhe indeksi i shitjeve të këtij aktiviteti ishte negativ, ndonëse në nivele të ulëta, për shkak të amortizimit të dy muajve të parë të vitit.

Edhe pse baret e restorantet tashmë janë hapur, pas dy muaj mbylljeje, ecuria nuk duket shumë pozitive. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sidomos për restorantet.

Ndërsa klubet e natës, që kishin dhe konsumin më të lartë, vijojnë të jenë të mbyllura. “Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biznese do të falimentojnë. Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmbajtje”, pohon Jahaj, Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve.

“Ne si shoqatë parashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krízës dhe sjelljes sonë ndryshe”, ka pohuar më herët ai për Monitor.

Shqipëria rekord në botë

Në raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fundit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bareve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47.

Pas

Leku letër, Xhensila Myrtezaj harxhon shumën marramendëse për dy byzylykë

Para

Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket dhe pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur këto ditë

Para
Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket dhe pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur këto ditë

Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket dhe pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur këto ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.