Naser Kelmendi, i cilësuar si “bosi i drogës në Ballkan” është liruar nga burgu. Vendimin e ka dhënë gjyqtarja Anna Adamska – Gallant, nga Gjykata e EULEZ-it.
Sipas avokatit të Kelmendit, Besnik Berisha shprehet se gjykimi i klientit të tij është ende në zhvillim e sipër.
“Vendimi do të jetë i aplikueshëm deri në datën kur ka qenë e caktuar masa e paraburgimit”, shton më tej ai për Express.
Naser Kelmendi u arrestua në maj të 2013-ës pas një fletë-arresti të lëshuar INTERPOL-i. Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë për: krim të organizuar, vrasje të rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave narkotike të rrezikshme psikotropike.
Që nga ajo kohë Kelmendi ka qëndruar në qelinë e paraburgimit , ndërsa sot ka kaluar në arrest shtëpiak. Sipas Prokurorisë Kelmendi ka qenë udhëheqës i një grupi kriminal dhe të organizuar, ndërsa mbi të rëndon edhe një vrasje, ajo e Ramiz Delaliq në Sarajevë më 2007. (D.D/Shuplaka)