Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë fjalimit të tij në Kuvend, u shpreh se duhet krijojmë një pakt Kombëtar në rrugën drejt antarësimit në BE.
Bushati nuk la pa thënë se barrën më të madhe në procesin drejt integrimit në BE e ka qeveria, ndërkohë që shtoi se duhet të kemi guximin për të për të projektuar të ardhmen tonë.
“Leksioni numër 1 ka qenë gjithmonë në na duhet konsesus kombëtar. Ne kemi notuar kundënr rrymës. Kam propozuar një Pakt Kombëtar për Europën. Barrën kombëtare për këtë proces e ka qeveria. Ku flas për pakt për Europën them se ne kemi nevojë për të krijuar një plan për të ndërtuar themelet e shtëpisë. Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen tonë, të ardhmen e gjeneratës tejtër, pa pasur ankthin të mos marrim përfitime nga ky proces. Duhet të guxojmë për ato reforma që janë të domosdoshme për këtë proces.
Çështja themelore në këtë proces është ku jemi ne, ku e projektojmë ne të ardhmen e 30 viteve të ardhshme. Është e rëndësishme që ky rajon të zhvillohet për të ndryshuar faqen dhe perspektivën për gjeneratën e re. Si do ta adresojm në çështjen e mundësisë për gjeneratën e re, ne duhet të përcaktojmë së bashku se cilat janë themelet për të ndërtuar shtëpinë e re. Dhe kjo është sfida kryesore që në duhet të adresojme. Në momentin që do të hapim bisedimet për anëtarësim roli ynë do të jetë i pazëvedëshueshëm.”- u shpreh Bushati.