16:17 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha: 25 qershori legjitimoi kauzat e demokratëve, kemi moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët

15:35 | 20/07/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: 25 qershori legjitimoi kauzat e demokratëve, kemi moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët

Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Tiranës në njësinë 5, 10, 11, me demokratët e Cërrikut e Peqinit dhe të Kamzës mbi sfidën e demokratëve për tu kthyer në fuqi numerike dhe politike të shqiptarëve. Basha tha se procesi i 25 Qershorit legjitimoi kauzat e demokratëve të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit.

“Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore.Por as procesi që i parapriu por as vetë 25 qershori nuk ishin përplasje  vizionesh dhe idesh. Njësoj si në ’91 vendimi nuk do të diktohej nga shpresa për të nesërmen por nga frika, nga dëshpërimi, nga varfëria e thelluar që u ble me paratë e drogës.”, tha Basha.

Ai tha se demokratët kanë moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët.

“Të vetmit që u futën në betejë me moral, me shpresë, me vizion për të nesërmen dhe dolën me moral të pacenuar jemi ne demokratët.

Jemi ne që refuzuam të vendosim interesin e karriges dhe pushtetit tonë  mbi interesin e qytetarëve. Dhe prandaj refuzuam dorën e shtrirë të krimit për bashkëpunim, këtu në Tiranë dhe në Durrës, Peqin dhe në Vlorë, Shkodër. Kthimi i kësaj force morale me të cilën hymë në betejë dhe dolëm nga beteja në një fuqi numerike dhe politike është tani sfida jonë

Askush nuk e ka moralin përveç demokratëve, ne jemi të vetmit që kemi lindur për vlera, luftojmë për vlera, qëndrojmë për vlera dhe iu ofrojmë vlera shqiptarëve; vlerën e lirisë, vlerën e demokracisë, vlerën e ekonomisë së lirë, besimit në Zot, shprehjes së lirë, lirisë së shprehjes, lirisë së fjalës”, tha Basha.

Anëtarët e Partisë Demokratike do të jenë vendimarrësit në vendosjen e përfaqësuesve të tyre ndërsa çdo kontribut do të vlerësohet.

“Për mua ky mekanizëm kalon përmes parimeve të çadrës së lirisë, të Republikës së Re ku iu thamë shqiptarëve që mbi të gjitha Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve të çdo demokrati, vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e Partisë Demokratike”, tha Basha. 

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Basha
Pas

Zgjidhet një nga drejtueset e Komisioneve të reja të Vettingut

Para

Dyshimet për shitje ndeshjesh, mbrojtësi spanjoll Serran i jep fund aventurës me Kukësin

Para
Dyshimet për shitje ndeshjesh, mbrojtësi spanjoll Serran i jep fund aventurës me Kukësin

Dyshimet për shitje ndeshjesh, mbrojtësi spanjoll Serran i jep fund aventurës me Kukësin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.