Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në selinë blu aleatët e PD-së.
Mësohet se takimi ka nisur para pak minutash në selinë blu ku kanë shkuar Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Shpëtim Idrizin dhe pritet të shkojë edhe një përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Mbledhja është thirrur nga kreu i PD-së për të diskutuar mbi masat që ka marrë qeveria gjatë pandemisë së COVID-19.
Po ashtu burime bëjnë me dije se në mbledhje po diskutohen propozimet e opozitës për kalimin e situatës së COVID-19.
Discussion about this post