Ka përfunduar takimi në selinë e PD-së me aleatët parlamentarë. Mësohet se gjatë mbledhjes është diskutuar që opozita të shkojë me logo të përbashkët në zgjedhje, konkretisht me logon e Partisë Demokratike. Kjo do i hapë rrugë PD-së që të regjistrohet e vetme në zgjedhje.
Nëse ndiqet kjo procedurë, kryetarët e partive parlamentare do të kenë vend të sigurt në lista, nëse partitë e tjera do punojnë për Partinë Demokratike.
Në takimin me aleatët, Basha kërkoi mobizilim të strukturave për fushatën zgjedhore.
Kryetarët e partive aleate që Basha do t’i fusë në listat e PD-së janë: Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Kreshnik Spahiu.
(XH.A/SHUPLAKA)