23:36 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha bashkëpunon me Veliajn! Goxhaj: Cili është skenari për t’a bërë kryeministër

19:08 | 23/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha bashkëpunon me Veliajn! Goxhaj: Cili është skenari për t’a bërë kryeministër

Avokati i njohur, Altin Goxhaj deklaroi në studion e lajmeve të Fax News me gazetaren Armela Ferko se heshtja e Bashës për takimin që ka ndodhur në Londër midis Ramës dhe Xhorxh Sorosit me djalin e tij Aleksi Soros, tregon dakortësine e kryedemokratit për të mos e prekur Erion Veliajn, pasi sipas tij, pikërisht ky vendim është marrë në atë takim.

“Një nga problemet e opozitës është se ka heshtur për takimet e Ramës me Aleksi Sorosin ku bashkë me Xhorxh Sorosin ishte në Londër, në të njëjtin vend dhe aktivitet me Edi Ramën. Valeria Hotkis ishte organizatorja që ishte në Tiranë javën që kaloi, dhe është prodhim i Sorosit që ka punuar të Mother Jobs, që kanë treguar një sjellje agresive ndaj opozitës shqiptare. Pasi Basha është përdorur si kamikaz kundër Donald Trumpit, pra është një lojë që ka krijuar Sorosi përmes Bashës për lobimet ruse.

Ndihma kryesore ka qenë ajo e Erion Veliaj nga Lulzim Basha i cili nuk e ka goditur asnjëherë. Në të gjitha spotet, Basha është kujdesur që të mos i dalë asnjëherë fytyra sepse është një faktor që e sheh përballë në të ardhmen. Erion Veliaj nuk ka shkelur asnjëherë që prej 2013 në Amerikë sepse ka një vizë të kuqe, dhe Basha është kujdesur që të mos akuzohet për asgjë pasi atë e sheh si aktor të kompromisit për qeveri tranzitore. Ka lidhje me lëvizje të dyshimta të Veliajt në vitet 2012 dhe 2013 për levizje të tij të dyshimta në Iran, por këtë nuk mund ta them me kompetencë të plotë. Takimi i Ramës në Londër me Sorosin është bërë për mënyrën se si do ta shpëtojmë Erion Veliajn. Marrëveshja e Sorosit me Ramën është që të shpëtojnë Erion Veliajn që të fitojë zgjedhjet që do të bëhen në 2020 dhe këtë don edhe Lulzim Basha”, tha Goxhaj.

Duke folur rreth dekretit të Metës për ç’dekretimin e 30 Qershorit, Goxhaj tha se ka hapur një krizë e cila është në finale e saj dhe argumentoi se kjo lëvizje e Presidentit ka prishur skenarin e Bashgës për të caktuar Erion Veliaj në vjeshtën e ardhshme në postin e kryetariut të qeverisë tranzitore.

“Dekreti i Metës ka hapur një krizë e cila është në finale të saj. Ishte përgatitur skenari që në Shtator të krijohej një qeveri e re e drejtuar nga Erion Veliaj me të cilin opozita do të justifikohej se e ka rrëzuar Edi Ramën. Zgjedhje të parakohshme djegin Erion Veliajn si kryeministër, sepse nuk ka edhe kohë mbi të gjitha dhe kështu dështon edhe skenari  Sorosit për të emëruar Veliajn si kryeministër. Prej vitit 2013 Erion Veliaj është përgatitur nga Soros dhe themeluesi i G 99 dhe Mjaftit për t’u bërë trashëgimtar i Edi Ramës edhe me ndihmën e Endri Fugës ku në mëngjes shkon te Edi Rama pasdite te Erion Veliaj. Nuk ka asnjë kandidat konkurent dhe Erioni është kujdesur për këtë gjë”.

Avokati në fund të intervistës tha: “Me Edi Ramën, Erion Veliajn apo kushdo që të jenë, ne do t’i rrëzojmë. Lëvizja e re politike anti establishment që po krijojmë po merr mbështetje nga të gjitha anët pasi firmat për themelimin e saj po vijnë nga gjithë Shqipëria madje edhe nga Emerika me anë të postës.  Ata kanë marrë fund por fund ka marrë edhe PD-ja. Edi Rama ka bërë plan që me këto lëvizje të plotësojë fondin 1 miliardësh, bashkë me Milot-Balldrenin e Unazën e Re dhe me ta përmbushur këtë do të ikë. Me datë 30 Qershor është përfundimi i grushtit të shtetit. Data 30 Qershor justifikon çdo lëvizje të opozitës për t’u shfajesuar”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/672062109872466/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin goxhaj
Pas

Militantët e PD-së përplasje të ashpra me policinë në Gjirokastër, Dasho Aliko: Duam të dëgjojmë programin e Ramës, na lini të kalojmë

Para

“Vendi drejt anarkisë”, zbardhet letra tronditëse e Metës për Lajçak: Rama po bën puç shteti

Para
“Vendi drejt anarkisë”, zbardhet letra tronditëse e Metës për Lajçak: Rama po bën puç shteti

"Vendi drejt anarkisë", zbardhet letra tronditëse e Metës për Lajçak: Rama po bën puç shteti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.