Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me krerët e dëgëve të kësaj partie për qytetin e Tiranës.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje kreu i PD-së u shpreh se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut Vangjush Dako dhe sipas Bashë arrestimi i tij duhet të kishte ndodhur shumë kohë më para, që më publikimin e dosjes 339 që faktoi blerjen e votave.
“Ajo që dua të ndaj me ju është një paralajmërim për Edi Ramë, asnjë fasadë nuk do ta shpëtoj dot nga përgjegjësia që ka. Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Arrestimi duhet të ndodhej që kur doli dosja 339, që u kap në përgjimet për të tjetërsuar votat e Durrësit. Mosarrestimi është bërë nga Edi Rama për këtë ai flijoi edhe Fatmir Xhafën.
Çdo shqiptar e kupton që zgjidhja e problemit në këtë vend vjen vetëm me largimin e Edi Ramës. Mund të flijojë edhe njerëz të tjerë të afërm të tij, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës, vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur duke vjedhur votat.
Rama duhet të largohet, kupa është mbushur, mjaft është mjaft. Ftoj ndërkombëtarët të mos gënjejnë më veten, se nuk është punë kokë Gjushësh apo Sejdinësh, pasi Edi Rama duhet të largohet. Opozita do vazhdojë e vendosur deri në çlirimin e Shqipërisë, drejtësisë dhe partisë socialiste”, tha Basha.
(M.Q/Faxweb.al)