Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një darkë informale me aleatët në e PD-së në Ishëm të Durrësit.
Bëhet e ditur se me kreun e opozitës janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Darka po zhvillohet pranë kantinës që zotëron Agron Duka në Ishëm, ku ky i fundit i ka ftuar për një gotë verë.
Edhe pse një darkë informale, thuhet se në qendër të diskutimit pritet të jetë aksioni i opozitës, si dhe qëndrimi që do të mbajnë aleatët dhe Basha ndaj deklaratave të presidentit Meta dhe thirrjeve për dialog.
Opozita ka paralajmëruar se do të rifillojnë protestat, ndërkohë që po ashtu do të paraqesë para qytetarëve edhe një platformë qeverisëse për të krijuar një alternativë më të mirë për qytetarët shqiptarë.