Pas fjalës së presidentit Ilir Meta, ish-kryeminstri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u panë teksa largohen nga ceremonia fill pas përfundimit të fjalimit.
Ndërkohë ata e shmangën shtrëngimin e duarve me Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë.
Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh duke falenderuar edhe ish-presidentin Nishani për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar që ka treguar, duke shtuar se po ashtu me ish-presidentin ka bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira politike.
“Të gjkitha aftësit e mia do të jenë në funksion të Republikës së Shqipërisë. Një vlerësim kam për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit, me të cilin kam bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira. Shteti shqiptar ka përgjegjësinë e një populli me vlera madhore. Të jesh në krye të këtij shteti, është më shumë se përgjegjësi para Kushtetutës, por para historisë së këtij kombi. Sapo u betova duke u angazhuar që të gjitha aftësitë e mia politike do të jenë në ruajtje të tolerancës e bashkëjetesës.
Gjithnjë ja ka vlejtur të mos kursehesh për të gjetur se çfarë na bashkon. Jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensit. Demokracia është jetike për një vend si yni. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias, si liri e të shprehurit të shoqërisë. S’mund të ketë demokraci të shëndetshme pa shoqëri aktive. Shqipëria evropiane që duam kërkon cilësi të lartë mendimi, që nuk arrihet pa përfshirje të botës akademike universitare. Aspirata e madhe evropiane nuk mund të vlerësohet me rritje të vogla përqindjesh ekonomike, apo me statistika sa do optimiste janë ato”, u shpreh Meta.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2492″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]