Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë darkuar sëbashku ditën e sotme tek Piazza në Tiranë.
Siç shikohet edhe në foto, dy liderët politikë shoqërohen nga bashkëshortet e tyre Aurela Basha dhe Anita Haradinaj.
“Takimi asht zhvillue në nji atmosferë miqësore, pamvarësisht kompleksitetit, me të cilin po përballet aktualisht politika e Tiranës”, thuhet në njoftimin e AAK’s.
Paraditen e sotme, kreu i AAK-së takoi edhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Presidenti i zgjedhur shqiptar dhe kreu i AAK diskutuan po ashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri, të dyja vende këto tashmë që kërkojnë të kryejnë zgjedhet parlementare në qershor.
Kjo është vizita e parë zyrtare në Shqipëri e Haradinajt, pas lirimit nga autoritetet franceze nga akuzat për krime lufte. (D.D/Shuplaka)