07:05 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklaratat as mish as peshk të Bashës, dezhurni te Teatri/ Fërkime në koalicionin opozitar, po divorcohet LSI nga Basha?

07:28 | 23/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ANALIZA/Parlamenti si Asamble PS-je dhe tallja me servirjen e programit. A e ka ndarë mendjen Basha?!

Një çarje e madhe po rrezikon të përvijohet brenda ty partive më të mëdha të koalicionit opozitar, në bazë të së cilës duket se është pakënaqësia në rrijte e LSI ndaj opozitës të squllët që bën Lulzim Basha. Një burim konfidencial brenda koalicionit tha se nuk është çudi që çështja të shkojë deri drejt divorcit. “Arsyeja qëndron në faktin se Basha po e bën kundërshtinë sipas shprehjen m’ka çu nana me la gojën” komentoi burimi.

Fillimisht dyshimet kanë lindur nga fakti se megjithëse u informua në kanale të sigurta se teatri mund të shembej të premten ose të shtunnën lideri demokrat i injoroi këto të dhëna. Ato janë shtuar prej faktit që pikërisht në kohën kur Meta nuk e priti ambasadoren Kim, pas pështjellimit që krijoi plani presidencial me 15 pika, Basha mbajti një qëndrim të zakonshëm për të, as mish as peshk, ndaj këtij dokumenti. Një dyshim tjetër i fortë është fakti se ai nuk pohoi sonte me gojën plot në një intervistë me Mirela Milorin se ishte për një system zgjedhor që i lejonte partive të bënin koalicione. Dihet që shpresa e Ramës është ti fusi partitë opozitare, të përçara, veç e veç në zgjedhje të, ashtu sikurse bëri pas marëveshjes okulte të majit 2017. Dhe fakti se Basha nuk vendosi këtu një vijë të kuqe po shihet me dyshim nga LSI.

Këto pakënaqësi ka mundësi të kenë shpërthyer edhe nga ndonjë lloj xhelozie, pas lëvdatave që i bënë liderit të PD dy ambasadorët kryesorë në Shqipëri. Por më mundshmja është që ato të burojnë nga frika se Basha nuk e përfaqëson burrërisht sentimentin opozitar anti Rama dhe ai kaleamendet mes rrëzimit ose paktit me kryeministrin. Si i tillë është parë edhe nxitimi për të deklaruar se do të kthehet në tryezën e reformës në drejtësi, ndërkohë që në skenën politike po vlon debati i krimit që Rama bëri tek teatri.

“Ka një pjesë që nuk arrijnë ta kuptojnë se si Basha këmbëngul tek reforma zgjedhore, sikur ajo do të garantojë mosvjedhjen e zgjedhjeve nga Rama. Po nëse reforma bëhet, dhe zgjedhjet vidhen sërish sipas skemës të dy viteve më parë, a mos do hidhen në zjarr për Lulin Kim dhe Soreca” tha burimi i Lapsi.al, i cili pretendojë se ka edhe mesazhe të shkruara që vërtetojnë apatinë dhe squlljen e Bashës.

“Ka një pjesë që dyshojnë se ai është në marëveshje me Ramën, një pjesë tjetër se është thjeshtë i paaftë ta mbajë mbi supe kauzën e opozitarizmit, por në fund të fundit të dyja pjellin të njëjtin rezultat” këmbënguli burimi, i cili tha se tani për tani këto kontradikta nuk ka gjasë të bëhen publike. Me sa duket dallimet që u panë që nga mitingu i 2 marsit sot po bëhen më të forta dhe absurdi është se sa më i dobët dhe i urryeer në publik që bëhet Rama, aq më pak opozita po përfiton prej kësaj./marre nga Lapsi.al

Pas

Po kërkon të kthehet me Mozzikun? Loredana hap zemrën: Më mungon kaq shumë

Para

Të mbyllura që më 17 mars, ja kur pritet të rihapen kazinotë

Para
Ligji për kazinotë/ Vasili shpërthen keq ndaj Ramës: Pasi rruajtën sa u shqepën…

Të mbyllura që më 17 mars, ja kur pritet të rihapen kazinotë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.