22:03 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Basha dhe Kryemadhi nuk kanë këllqe për përplasje civile”, Koka: Pse kafshojmë gjuhën me Hajdarin, Patozit iu shkatërrua…

10:40 | 23/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Basha dhe Kryemadhi nuk kanë këllqe për përplasje civile”, Koka: Pse kafshojmë gjuhën me Hajdarin, Patozit iu shkatërrua…

Marrëveshja politike e nënshkruar mes partive opozitare, kriza politike dhe krijimi i partisë ‘’Bindja Demokratike”, kanë qenë në fokus të bisedës që u zhvillua sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ishte i ftuar gazetari Bledian Koka.

Sipas tij marrëveshja më e madhe që është nënshkruar mes partive të opozitës është ajo e djegies së mandateve. Lidhur me skenaret për zgjedhjet, Koka tha se Basha dhe Kryemadhi nuk kanë këllqe, për të nxitur një prishje të kutive të votimit nga mbështetësit e tyre, pasi kjo mund të sillte dhe fundin e karrierës së tyre.

“Në politikë ka sens çdo lloj marrëveshje, edhe pse unë mendoj se opozita ka pak nevojë për këtë nënshkrim. Marrëveshja më e madhe ishte ajo për djegien e mandateve, nuk ka dyshime që sot opozita është e bashkuar. Baza e kësaj marrëveshje është që ata kanë një kartë për të thënë që nuk futen në zgjedhje.

Ka dy skenare, i pari dhe më ogurzi është ai që ditën e votimit në 30 Qershor, do të angazhojë njerëzit e saj për të prishur zgjedhjet në terren, Unë besoj se ky do të ishte një skenar ogurzi, ku unë mendoj se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë këllqe për ta bërë këtë, pasi kjo mund të shënonte dhe fundin e tyre politik.

Unë nuk mendoj se do të shkohet te përplasja, dhe as mendoj që opozita nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve, unë besoj se do të ketë zgjidhje të momenteve të fundit, ky është një film që kemi stërparë, pasi aktorët janë të njëjtët. Ne kemi nevojë për një politikë të re, unë më shumë se i shqetësuar për fatin e qeverisë dhe opozitës, jam i shqetësuar për atë që po ndodh me ekonominë shqiptare”, u shpreh Koka.

Ndërkohë që lidhur me Bindjen Demokratike, për gazetarin, Astrit Patozi ka çdo të drejtë morale për të krijuar një parti të re, sa kohë që atij iu shkatërruar karriera politike në PD.

“Unë mendoj se Bindja Demokratike është e vetmja lëvizje morale në këtë anomali politike, unë mendoj se zoti Patozi është në të drejtën e tij absolute për një parti të re, pasi Basha vendosi që të zhdukë një politikan karriere si ai.

Patozi nuk u la që të bënte një garë të ndershme për kryetar, ai është në të drejtën e vet që të mbledhë njerëz. Unë nuk mendoj se zoti Patozi është çmendur që të bëhet fasadë e zotit Rama. Zoti Patozi do të ishte i paragjykuar në çdo moment që do të kishte krijuar partinë e tij, ai nuk është njeriu që iku, po është njeriu që u përzu”, tha më tej Koka.

Ndërkohë që lidhur me rolin e Rudina Hajdarit, gazetari u shpreh se fjalimet e saj janë boshe, sa kohë që nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin e sistemiut.

“Ne jemi munduar që me zonjën Hajdari të kafshojmë gjuhën për shkak të babait të saj, po mesa duket e bija nuk është i ati. Ajo duhej të qëndronte fair me deklaratat e veta që ka bërë më herët, ku në Qytetin Studenti deklaroi para PD-së se do të digjte mandatin, dhe më pas nuk e bëri këtë.

Të gjithë biemë dakord që opozita ka ndërmarrë një aksion të drejtë, dhe i vetmi problem që ka është se nuk ka një zgjidhje konkrete sesi do të dalë nga këtu.

Zonja Hajdari për mua është politikisht e paqartë, ajo flet për yjet dhe për hënën, po nuk ka asgjë konkrete. Kur ajo foli për ndryshimin e sistemit, mua ky moment më pëlqeu, por zonja Hajdari pas asaj minipërballje me të mëdhenjtë gjithnjë e më shumë po flet shumë dhe po bën pak.

Në PD mungon një njeri që bën fjalime të forta, që të mendojë dhe të flasë kthjellët.

Heshtja e opozitës lidhur me punën e Erion Veliajt ka qenë prezente, duke përjashtuar zëra të veçuar si Ina Zhupa apo Akil Kraja, po zërat e veçuar nuk mjaftojnë për një goditje të madhe”, u shpreh më tej gazetari.

Ndërkohë që sipas tij rrugët e daljes nga kriza, si gjithmonë do të vendosen në një lëvizje të minutave të fundit mes krerëve politikë. Sipas Kokës SHBA-të janë lodhur nga politika shqiptare, dhe nëse zgjidhja do të vinte nga Gjermania ajo padyshim do të ishte në favor të opozitës.

“Unë nuk besoj se zoti Basha dhe Kryemadhi janë për ndryshimin e sistemit, por ama ajo që ata janë të gatshëm që të bëjnë është t’i përgjigjen një reagimi të antarësisë, dhe të japin garanci se kur ta kenë në dorë do ta bëjnë këtë ndryshim.

Shqipëria ka pasur zgjedhje të blera, zgjedhje që janë korruptuar nga krimi, njerëzit janë detyruar që të betojnë në Kuran që të garantojnë se do të votojnë Partinë Socialiste. Do ishte e gabuar që opozita të bënte gabimin e 2017-tës, dhe të shkonte si cjapi te kasapi.

Unë mendoj se zgjidhja do të jetë e momentit të fundit, shumë shpejt mund të ketë një takim mes tyre, siç është dhe 17 Maji, dhe dalin dhe qepallohen. Sikur e gjithë kjo energji të ishte kanalizuar për ekonominë, do të ishte shumë më mirë. Nëse zgjidhja vjen nga Gjermania atëherë padyshim që kjo do të jetë në favor të opozitës”, përfundoi gazetari.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: bledian kokakoka kriza politikekoka ne fax news
Pas

Ilir Meta dekreton Gazmend Barbullushin ambasador në Mbretërinë e Spanjës

Para

Motra e Rovena Gashit shkakton sherr në KPA, çfarë vendimi u morr

Para
KPA shtyn seancën për Rovena Gashi, nuk pranon ta mbrojë e motra (Video)

Motra e Rovena Gashit shkakton sherr në KPA, çfarë vendimi u morr

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.