Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha mëngjesin e sotëm i janë drejtur qendrave të votimit dhe kanë votuar.
Rama në votim ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij Linda Rama dhe kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel. Ndërsa Basha ka qenë i shoqësuar nga prindërit e tij dhe jo nga gruaja Aurela Bashan dhe ka votuar në qendrën e votimit, në çerdhen numër 13.
Por ajo që është vënë re gjatë procesit të votimit është se të dy, si Rama dhe Basha kanë ngritur dy gishtat lart kur kanë hedhur fletën e votimit në kuti.
Basha i ka ngritur dy gishtat lart pasi kjo është një simbol i Partisë Demokratike. Por edhe Rama ka ngritur dy gishtat lart pasi në fletën e votimit PS është numri 2.
Basha madje ka ngritur drejt dhe krahun kur ka bërë dy gishatat lart.
Por kush i ngre më bukur dy gishtat lart?! Kjo ngelet për t’u parë. Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin dhe do të jetë deri në orën 19:00.