Kur ka kaluar më shumë se dy ditë nga prishja e Teatrit, dhe nga protestat që e pasuan, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në seli, në një takim të përbashkët dhe me ambasadorët e vendeve të BE-së. Po ashtu një nga temat që pritet të jetë pjesë e diskutimeve është dhe ajo për Reformën Zgjedhore, tryezën e së cilës opozita e biojkoti gjatë ditës së djeshme.
Fax News mëson se takimi do të mbahet në selinë blu, në prani edhe të ambasadorëve të huaj, mes tyre dhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ditët e fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për Teatrin, pëveç një postimi në Twitter ku shprehej i keqardhur se mes palëve nuk kishte pasur dialog.
Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, ndërkohë që nesër do të ketë një tjetër tubim, detajet e të cilit nuk dihen ende.
Pas protestes, kryedemokrati Basha deklaroi prere se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me AMT-në dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte, ndërkohë që mbetet e paqartë se kur do të jetë protesta e parë e organizuar nga vetë opozita, sa kohë që në vendin tonë është ende gjendja e fatkeqësisë natyrore, që ndalon grumbullimet e njerëzve. (E.K/Faxweb.al)