Demokratja Majlinda Bregu, e cila u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë vendim, që siç shprehet ajo “shënon mbylljen e një kapitulli të jetës së saj në PD”.
Duke u shprehur se sot është zvetënuar partia e të gjithë shqiptarëve, ajo thotë se ndihet e privilegjuar që u la jashtë listave me ata që u është mirënjohëse për ç’ka ka mësuar me ta.
Ndërkaq, flet për kapitullin e ri të “Bashës & co” me ata që thanë bëma e gjëma për të justifikuar absurdin.
Reagimi i Majlinda Bregut:
“Bashkë me mbylljen e një kapitulli të jetës sime në Partinë Demokratike, është zvetënuar sot partia e gjithë shqiptarëve të vërtetë demokratë, të cilët i ka zënë mbrëmë gjumi pa u ndjerë të përfaqësuar.
Më vjen keq për ta, më vjen keq për Partinë time, kryetari i së cilës la jashtë listave të gjitha zërat që kërkuan dhe u përpoqën që PD të hynte në zgjedhje.
Lulzim Basha “and co” po nis një kapitull të ri me me ata që thanë bema e gjëma per te justifikuar absurdin se PD pa zgjedhje po ndertonte Repulikën e re!
Me ata që sot janë zgjuar në vijën e parë të PD-së pa gjetur dot ndonjë lidhje me këtë parti.
Jam jashtë listës ku ka shume koketundes pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish- miq te qarte demokratë, por te heshtur para shformimit te Partise se pare opozitare ne Shqiperi.
Ndjehem e privilegjuar që jam jashte liste me ata ta cileve ju jam mirënjohëse për cka kam mesuar me ta e prej tyre në republikën e vjetër te Sali Berishes, të cilit i uroj si gjithmonë vetem te mira, e s’kam dyshim qe do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.
Faleminderit nga zemra atyre qe votuan Partinë Demokratike duke besuar dhe tek unë këto vite. Shpresoj shumë të mos kem zhgënjyer askënd dhe ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë.”
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post