Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas seancës gjyqësore për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha ka folur edhe mungesën e tij në sencën gjyqësore. Ai tha se Basha ka fobi nga të tilla godina dhe e di që nuk do paraqitet ndonjëherë.
“Këta këtë punë kanë. Nuk merren me hallet e njerëzve por merren me njëri tjetrin . Edhe sot në procese të ngjashme si ky, po i bëjmë një shërbim politikës zyrtare në përgjithësi për të ndarë shpifësit nga e vërteta. Ju e dini që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e di nëse do paraqitet ndonjëherë. Jam shumë I bindur se në fund të këtij procesi do të fitojë një vendim gjykate që nuk do të vlejë vetëm për mua edhe por edhe PD
E ka shndërruar Partinë Demokratike në një kinostudio Babalesh. Nuk është më partia demokratike që ka qenë para 28 vitesh”, tha Balla.
Sot u zhvillua seanca e parë gjyqësore për padinë e Ballës për rastin Toyota Yaris, një seancë ku mungoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në vend të tij ishin përfaqësuesit ligjor, IVi Kaso dhe Gazmend Bardhi.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post