Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi, e ka quajtur “pazar” marrëveshjen e sotme mes kryemionistrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
I ftuar në emsionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Lesi ka deklaruar se nga pakti i sotëm mes dy liderëve kryesorë politikë, e pësojnë partitë e vogla.
“Lulzim Basha bëri pazar me çadrën! E shiti çadrën. Rama i dha 6 ministra, por i dha edhe ca drejtori për akuza për lidhje me tendera dhe korrupsion. Ky është një pazar mes tyre dyve që do ta pësojë Mediu dhe Agron Duka. Pazar që do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, synimi është për të shkrirë të gjitha partitë e tjera dhe të qeverisin edhe pas 25 qershorit. Ky është pazar dhe jo pakt”, deklaroi Lesi.
Megjithatë sipas Lesit kjo marrëveshje ka edhe një aspekt pozitiv, por shton se nga ajo i fituar ka dalë vetëm kryeministri Rama.
“Kjo marrëveshje eleminoi destabilitetin dhe rrëmujën e 18 qershorit, që do të kishte përplasje fizike mes mazhorancës dhe opozitës, por për parime, Basha nuk mund të flasë se u qëndroi parimeve të çadrës. Nga ky pakt ka fituar Rama, Basha ka humbur nga kjo”, ishin fjalët e Lesit. (D.D/Shuplaka)