Kryetari i PD-së në Fushë Krujë Agron Loka (i shkarkuar nga Këshilli kombëtar i mbledhur nga Basha), në një prononcim për Fax News ka deklaruar se nesër do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës në ambientet e selisë.
Po ashtu Loka tha se është njoftuar për shkarkimin e tij përmes një mesazhi elektronik por që nuk e ka marrë parasysh pasi sipas tij vendimin nuk mund ta marrë ish-kryetari i Partisë Demokratike, referuar Lulzim Bashës.
Reagimi i Lokës vjen pasi Basha ka shpërndarë një vendim ku thuhet se Loka është shkarkuar nga funksioni i tij me vendim të Këshillit kombëtar.
Gazetari: Ku do të bëhet reformimi nesër, ku do të numërohen votat dhe a jeni njoftuar për shkarkimin tuaj?
Loka: Referendumi do mbahet në selinë e degës Fushëkrujë, është e demokratëve, as e Bashës dhe as e Agron Lokës. Fillon nga ora 8 e mëngjesit deri në 17:00.
Vendimi për shkarkimin tim, e kam marrë një njoftim në rrugë elektronike dhe nuk e marrë parasysh.
Është nul nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, dhe nesër pritet ratifikimi i vendimit për shkarkimin e tij që në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
(E.D/faxweb.al)
Discussion about this post