12:27 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Basha e vuri në vend të sigurtë në listë, aleati i tij në vend që të ishte në fushatë lahej në det”

19:42 | 08/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Veliaj heroi ‘ynë’, modeli që ngjitet duke u zvarritur pas shefit”

Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për futjen e opozitës në zgjedhje, vashdon ende të shkaktojë debat. Analisti Agron Gjekmarkaj, në një prononcim për gazetën Panorama, marrëveshjen mes dy liderëve politik e konsideron si një borxh ndaj LSI-së.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se pasi u fut në një listë të sigurtë, ka parë të djelën në plazh një kryetar partie në vend që të ishte në fushatë.

“Partitë e vogla shpesh janë dëshmuar parazitare në këtë vend dhe simbole të autokracisë dhe degradimit, një kryetar, një vulë, një zyrë, një votues dhe një deputet për pothuaj 20 vjet rresht. PD me gjasë u fut në një borxh moral ndaj tyre me historinë e çadrës dhe për këtë i shpërbleu disa kryetarë duke i futur në listat e veta në vende relativisht të sigurta, vende të cilat nëse do përballeshin në popull, zor se do t’i fitonin.

Edi Rama duke i joshur i bëri ata më të çmueshëm dhe të kushtueshëm për Bashën. Natyrisht ata i qëndruan kauzës së çadrës dhe për këtë siguruan veten d.m.th. Kryetarët, por lanë peng të marrëveshjes partitë. Nuk humben ndonjë gjë të madhe. Të dielën, në plazhin e Malit të Robit pashë një kryetar partie gjithë ditën e lume në plazh. Ishte njëri prej atyre me vend të sigurt në listën e PD-së.

Tanimë pas zgjedhjeve të vitit 2013, LSI nuk konsiderohet më një parti e vogël. Ajo me numrin e saj të konsiderueshëm të deputetëve i ka shtuar pretendimet dhe krenarinë e vet. Ky zgjerim i lejoi asaj të krijonte një klimë trepolare disa herë të dobishme, sidomos gjatë procesit të Reformës në Drejtësi. Marrëdhëniet Rama-Meta dukshëm kanë vuajtur mungesën e besimit dhe intrigat e ndërsjella. Në momentet kyçe të qeverisjes së tij, Rama është ndier i shantazhuar nga aleati.

Po ashtu opozita, e cila shpesh ngjan të ketë shpresuar në bashkëpunimin e LSI për të rrezuar Ramën, ka mbetur po kaq e zhgënjyer dhe buzëplasur nga ikjet e Metës në moment të fundit. Kështu që dy të mëdhenjtë kanë venduar ta ndalojnë hemorragjinë e votave në drejtim të LSI-së me veprime konkrete dhe retorekë të fortë ndaj saj. Kjo ka ngjallur kundërreagim nga LSI që po bën fushatën e saj më aktive dhe agresive që ka realizuar ndonjëherë. Surprizat nuk kanë të sosur në politikën e Tiranës, mbase numrat e LSI dhe ofertat e saj mund t’i tundojnë dy protagonistët e marrëveshjes të synojnë të marrin ose rimarrin karrigen e Kryeministrit me ndihmën e LSI.”, tha Gjekmarkaj. (D.D/Shuplkaka)

Etiketa: Agron Gjekmarkaj
Pas

Shtohet SKANDALI ME SHESHIN/ Bashkia Vlorë e quan normale: Cilës partie ia dhamë dhe pse refuzuam kërkesën e LSI-së (VIDEO)

Para

Publikon foto duke puthur vajzën e tij në buzë, kritikohet David Beckam

Para
Publikon foto duke puthur vajzën e tij në buzë, kritikohet David Beckam

Publikon foto duke puthur vajzën e tij në buzë, kritikohet David Beckam

Discussion about this post

 



Të Fundit

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerëson miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për Shqipërinë: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Seanca në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, prokurorja e SPAK: Dritan Rexhepi dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës

Berisha me delegacionin e PD takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.