Në çeljen e fushatës elektorale të PD-së, kreu i opozitës lulzim Basha, ka deklaruar se sot merr fund loja e shahut dhe shqiptarët do të marrin pushtetin në dorë pas 25 qershorit.
“Unë dhe ekipi im kemi një plan për nxjerrjen e shpejtë të vendit nga kriza e rëndë, por për këtë duhet të shohim dhe të pranojmë të vërtetat ashtu siç janë.
Jo thjesht sepse Edi Rama i braktisi premtimet, por shkoi në drejtimtë kundërt me to. Interesi i tij nuk ishte kurrë i shqiptarëve por i një kaste pushtetarësh dhe kriminelësh që e mbajtën në pushtet. Më 25 shqiptarët do votojnë për një kryeministër që nuk është i lidhur me krimin.
Që nuk kontrollohet nga krimi dhe interesat e krimit, me një kryeministër të zgjedhur nga qytetarët dhe kontrollohet vetëm nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Ju krijova mundësitë për çdo shqiptar, sepse ndryshe nga propaganda e atij që s’mbajti asnjë premtim, ndryshe nga propaganda për 300 mijë vendet e punës, e vërtet po çu bë me 300 mijë vetet e punës? Tani thotë 250 mijë të tjera.
Edi Rama mbaj vesh, dëgjo mirë, çdo shqiptar e do Shqipërinë, por Shqipëria është e fortë vetëm kur shqiptarët janë të fortë, nuk janë fasadat, nuk janë palmat, nuk janë koncensionet. Nuk ka shtet qytetarë të fortë pa ekonomi të fortë. Që të kemi një Shqipëri të mirë, duhet të kemi qytetarë që ndihen mirë.
Ky nuk është shteti i fortë që ne duam, por shteti i të fortëve. Kjo është republika e vjetër qëë do ta përmbysim.
Do ndërtojmë një Republikë të Re, uën e di se çfarë mendimi keni për politikanët dhe kjo prapseprap është një fazë loje, nëse e kemi mendjen te privilegjet, tenderat, emërimet, nëse është kështu atëhere ëhstë vërtet një lojë shahu. Por ne jemi këtu pas një beteje 90 ditore, jo kurrsesi, loja merr fund më 25 qershor, tryeza e shahut përmbyset më 25 qershor, jo politikanët, jo një grusht politikanësh, por ju do ta keni në dorë, shqiptarë merrni vendin në dorë më 25 qershor.”, bëri thirrje Basha, në takimin e sotëm elektoral. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post