Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga Korça se PD do të votohet nga qytetarët ashtu sin ë vitin 1992.
Basha tregoi se këtë mesazh e ka marrë kudo në Shqipëri ku ka zhvilluar takimet elektorale.
Ai tek sa i numëron dështimet Ramës ka thënë se qytetarët kanë vendosur për të votuar institucionet e reja ekonomike që ai do të ngrejë pas zgjedhjeve.
“Nga e diela e 25 qershorit varet gjithçka, Partia Demokratike bëhet gati të ndërtojë institucionet ekonomike, ekonominë e fortë për Korçën, për shqiptarët. Kudo njerëzit më kanë thënë se do ta votojnë PD-në si në 1992, sepse ju ka ardhur në majë të hundës me Edi ramën që shkatërroi ekonominë e vendit.
Qindra mijëra shqiptar u larguan këto vite sepse Rama jo vetëm që nuk mbajti premtimet per shkoi në drejtimin e kundërt, me naftën më të shtrejtë, taksat më të larta, premtimet e pambajtura për 300 mijë vendet e punës, por po afron dita, shqiptarët janë zgjuar, janë bashkuar, si Korça sonte, sepse nuk mund të votojnë për të njëjtat mashtrime.
Gjithë pushtetin e gjithë tepsinë për vete kjo ishte fushata e Edi Ramës, 4 vjet ka folur vetëm unë unë unë, tani 4 javët e fundit nuk thotë unë por ata, kush janë ata, kush rriti taksa, kush i mori frymën sipërmarrjes kush i harroi fermerët shqiptar, kush rriti tarifat për arsimin, kush i solli kriminelët në parlament, kush e zhyti vendin në mjerim ekonomik”, u shpreh Basha.