Pasi çadra e opozitës u përshëndet nga ish-kongresmeni amerikan Bob McEwen, kryedemokrati Basha i dha një tjetër mesazh kryeministrit Rama, ku i tregoi edhe njëherë se për kauzën e gjithë demokratëve, për zgjedhje të lira ka mbështetjen e Amerikës dhe Europës.
“Amerika dhe Europa na mbështet në luftën tonë”,- tha ai duke e quajtur kryeministrin “bilbil të monotonisë” që del e flet çdo të dielë.
“Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, për shumë, shumë ilaçe. Këto ilaçe do ia sigurojë Republika e Re”,- tha Basha.
“Sot nga ky shesh le ti themi se antikombëtare, antipatriotike dhe antiamerikane është projekti i kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në aleancë me krimin. Myslimanë e të krishterë janë bashkuar në këtë shesh, se nuk ka atdhetarizëm më të madh për vlerat e Europës se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Luftohet për Shqipërinë, Europën dhe Amerikën dhe për të nesërmen e një kombi europian dhe euroatlantik”,- shtoi Basha.
Basha deklaroi se kishte mbështetjen amerikane edhe pas vizitës së tij të fundit në Washington DC. (M.D/ Shuplaka)