Duke prezantuar në Berat platformën e PD-së për çliruar politikën nga krimi, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se mazhoranca e ka bllokuar nismën për ‘vetting në politikë’.
Sipas Bashës, kjo nismë do të miratohet, siç u miratua ligji i dekriminalizimit.
Duke folur nga Berati, Basha ka përmendur me emra politikanët që duhej të ishin prapa hekurave.
‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.
Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.
(E.K/FAXWEB.AL)