11:22 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha flet pas takimit me Presidentin, ja çfarë më tha Meta

11:45 | 16/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha flet për takimin me Metën, çfarë thotë

Pas takimit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit më Presidentin e Republikës, Ilir Meta, kreu I opozitës Lulzim Basha ka takuar aleatët e tij me të cilët tha se ka  diskutuar hapat e mëtejshmë të aksionit opozitar, për platformën ekonomike të opozitës, për zgjidhjet ekonomike që sipas tij me ardhjen e PD-së në pushtet do t’ju ofrohet qytetarëve.

Ndërkohë kreu democrat tha se me Presidentin kishte diskutuar për 13 Tetorin që sipas tij ky I fundit mendonte se ishte një shans për zgjidhjen e krizës.

“ Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për Ymer Lalët e aq më keq për shokun e tyre, bablokun e madh dhe oligarkët dhe se në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrimi, siç e pamë dhe më 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vet, numëronte vetë, tabulonte vet, dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri për njerëzit”, tha Basha

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 13 TETORIlulzim bashaTAKIMI ME PRESIDENTIN
Pas

Nis mbledhja e KLP për anëtarët e SPAK-ut, përjashtohet nga gara njëri nga kandidatët

Para

E KRYER: Bayerni merr shqiptarin, paguan miliona për kartonin e tij

Para
E KRYER: Bayerni merr shqiptarin, paguan miliona për kartonin e tij

E KRYER: Bayerni merr shqiptarin, paguan miliona për kartonin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet në Durrës autori i dyshuar

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 gusht 2025

Foshnje dhe dy fëmijë midis 11 të plagosurve në sulmin rus në Kharkiv

Trump: Jam i hapur për dialog me Lulën për tarifat. Ai mund të flasë me mua kur të dëshirojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.