08:22 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha “frikëson” deputetët e PD-së: Asnjë s’e ka vendin e sigurtë në listë

22:03 | 13/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e humbi kauzën kundër koncesioneve Lulzim Basha?! (DEKLARATAT KONTRADIKTORE NË PD DHE NJË ANALIZË NUMRASH)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në emisionin “Fakt” ku ka treguar ndër të tjera se asnjë nga deputetët aktualë të PD-së nuk e ka të sigurt përfshirjen e emrit të tyre në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Nuk ka asnjë deputet të garantuar. Forumet do vendosin për të gjithë. Unë kam shprehur mendimin tim personal për zotin Berisha si lider historik i Partisë Demokratike që, sa më takon mua, sa herë të deshirojë do ishte i mirëpritur por vendimi për çdo rast është i forumeve të Partisë Demokratike.

Risia këtu është që Partia Demokratike, besoj që në ditët në vazhdim do hapë një proces që nuk ka ndodhur më përpara, sa i përket konsultimit me anëtarësinë, me grupet e interesit, me qytetarët, jo vetëm me anëtarët e Partisë Demokratike, por me qytetarët, me komunitetin për deputetët e ardhshëm. Këtu përfshihet edhe shoqëria civile, edhe bota akademike, edhe sipërmarrja e ndershme, në mënyrë që të përfaqësohemi jo vetëm me ekipin më të mirë, me juristët, ekonomistët, shkenctarët, artistët, profesorët, sipërmarrësit, të rinjtë, të rejat më të mirë, ekipin më të mirë, më përfaqësues që ka Shqipëria, por që ky ekip të mos ketë lindur thjesht dhe vetëm në kokën e Kryetarit, por në dhomat dhe forumet e Partisë Demokratike. Të përfaqësojë sa më shumë vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Sa i përket listave të hapura, Basha u shpreh se është pro kësaj teze, ndërsa e përforcoi qëndrimin e tij duke shtuar se “jam shprehur dhe po e përsëris prapë që jam edhe më shumë për listat e hapura, unë jam për një mazhoritar të pastër.Mos të ketë lista që ti bëjnë kryetarët e partive, po të jenë kandidatët nga partitë politike, por dhe kandidatë të tjerë të pavarur , të cilët konkurrojnë dhe marrin votat e qytetarëve”. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: BashadeputetePD
Pas

Koalicioni qeveritar në pikëpyetje, Mesila Doda i hakërrehet Metës: Ndaje mendjen, boll më me “ku di unë ç’bëj unë”

Para

104-vjetori i Policisë së Shtetit, çfarë bëri Tahiri…

Para
104-vjetori i Policisë së Shtetit, çfarë bëri Tahiri…

104-vjetori i Policisë së Shtetit, çfarë bëri Tahiri...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.