Kreu demokrat ka folur pas daljes së Ramës që konfirmoi shtyrjen e zgjedhjeve të Kavajës. Por Basha u shpreh se akoma i qëndron kushtit të qeverisë teknike.
Fjala e Bashës:
Me 7 maj dihej se nuk do të kishte zgjedhje, por bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoi. Është ky bashkim i paprecedentë i shqiptarëve në këtë lëvizje të madhe që kalon kufinjtë e çdo aleance. Kjo lëvizje fitoi betejën e Kavajës dhe bëhet gati të fitojë betejën për Shqipërinë Europiane. Kjo lëvizje nuk ndalet, nuk frikësohet dhe manipulohet, nuk shitet por marshojmë drejt fitores. Evërteta do të ishte e paplotë pa konstatuar se Rama kishte të drejtë ku përveç frikës së refuzimit dhe përballjes me qytetarinë kavajase, shpreh edhe frikën e destabilizmiit, ai e di unë e di partnerët tanë e dinë, kavajasit e dinë, është koha t’ja themi çdo shqiptari, se faktori i destabilizmit të Shqipërisë janë bandat të lidhur me pushtetin. Krimi i bërë njësh me pushetetin, droga janë faktori i vetëm i destabilizmit të Shqipërisë.
Tani është momenti të përsëris ftesën time drejtuar Edi Ramës drejtuar maxhorancës për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës. Rruga e vetme për tu bërë pjesë është ndarja me krimin dhe drogën. Rruga e vetme për tu bashkuar me shumicën dërrmuese të shqiptarëve eështë qeveria teknike. Paqësore por e vendosur. Kjo lëvizje që nisi si bashkimi më i madh i shqiptarëve sot është bashkimi më i pathyeshëm për rebuplikën e re do të vazhdojë .
(M.D/Shuplaka)