Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur në ditën e 80-të të protestës është shprehur se fundi i Republikës së Vjetër po vjen. Ai tha se Rama i ka bërë të gjitha të këqijat vendin tonë, nga A-ja te ZH-ja.
‘’Ky është plani, ky është projekti, këtë ka bërë për 4 vite me rradhë, e ka çuar vote prapa arsimin. Edi Rama e ka destabilizuar Shqipërinë. Të gjitha të zezat i bën Edi Rama, nga A te Zh-ja. Investimi më i zgjuar i tyre është të mbajnë Edi Ramën me çdo kusht.
Ky nuk mund të jetë kurrë fati i Shqipërisë dhe shiptarëve. Droga jo vetëm u shitet por edhe iu ofrohet fëmijëve 10 vjeç në shkolla. Ky nuk sheh drogën dhe krimin por sheh opozitën si kriminel, ku e shan , e përbuz dhe e përcmon.
Projektimi i drogimit të fëmijëve shqiptar është vetë projeti i shqiptarëve. Kjo nuk është parullë politike. Të gjitha paratë i bëra rush dhe kumbulla për xhepat e Vilma Nushit dhe xhepave të shokëve të tij. Për palma nga 600 deri në 900 euro me erën e parë të të dimrit. Edi Rama e ka destabilizuar Shqipërinë me themel dhe e vetmja shpresë, jeni ju, është kjo lëvizje popullore.
Fundi i Republikës së Vjetër po vjen. Me Republikën e re resurste e vendit do tiu kthehen qytetarëve, koncesionet abuzive do të marrin fund. Plot 250 mijë euro korruptive me tenderat vit për vit do tiu kthehen qytetarëve. Kjo është lufta në të cilën ju ftoj të bashkoheni.
Republika e re do të jetë e ashpër me ata që helmojnë shqiptarët me drogë, iu bëj thirrje që të ndal;oni pasi e zeza do tiu pijë, do t’iu shfarosim. Do tiu asgjësojmë njësoj si po të shkrepnit armën drejt policit’’, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)