Nga Luan Malltezi
Duket se ish lideret” demokratet” te PD, “ish ministra dhe deputete te saj”, (nje apo dy here deri tani), nuk kane te qarte se ne politike asnje nuk mund te jete ” i perjetshem”. Kjo sidomos mund te thuhet kur forca politike bie ne zgjedhjet parlamentare sic ndodhi me PD-ne se fundi. Nje nga shkaqet qe spjegon kete renie, mendoj se ka qene fakti se “keta ministra dhe deputete” qendruan ne pushtet per tete vjet me radhe, pa vrare mendjen per asnje demokrat te thjeshte, te ri apo te vjeter qofte. Secili mori ne zyrat e veta ke deshi. Antare te Keshillit Kombetar te PD mbeten jashte ketij rrethi sikur te mos kishin kryer asnje sherbim per PD dhe fitoren e saj!
Pas renies, PD kaloi ne zgjedhje te reja; rruga ishte e hapur “per te gjithe ministrat dhe deputetet e PD” por nga keto zgjedhje ne krye te PD doli z. Basha, nje nga intelektualet me te formuar te kohes. Zgjedhjet jane me 26 qershor; PD ka dale me kandidate te ri rinj, nje nga keto eshte profesoresha e njohur Valentina Duka, nje nga demokratet e pare te PD, e cila u menjanua dhe u likujdua padrejtesisht qe ne oret e para te pluralizmit nga “demokrate te rinj”. Nje nga keta demokrate te vjeter eshte edhe autori i ketij shkrimi dhe miku im i vjeter Edmond Dule “themelues i PD”. Dhe keshtu me radhe mund te kujtoj me dhjetra e dhjetra demokrate te tjere ne Shqiperi po asnje prej tyre nuk ka dale kunder PD, lidershipit te saj, dhe z.Berisha por kane mbeshtetur PD, fitoren e saj ne zgjedhje. Dalja me artikuj dhe prononcime publike kunder Bashes ne prag te zgjedhjeve nga “ish lidere te rrezuar” qe tani po mesojme nga keta se mbanin ” rripat e pantollonave te PD per te mos rene tek kembet” , eshte nje akt i papranueshem per cdo demokrat; qendrime te tilla jane ne sherbim te Edi Rames dhe fitores se PS ne zgjedhje.
U bej thirrje gjithe demokrateve te mbeshtesin fuqimisht liderin e ri z.Basha, ne keto dite te veshtira per shkak edhe te ketij sulmi pa precedent nga ish “lideret tane te vjeter”; aq me teper kur keta janë ata qe “ne kohe te tyre” sollen Ramen ne pushtet. E verteta eshte se keta “lidere” duhej te ishin larguar ne menyre demokratike menjehere pas humbjes se zgjedhjeve dhe jo tani kur jemi ne zgjedhe.
Zonja Topalli qe po ngre tani flamurin kunder Bashes, do te kishte bere shume mire te kishte fituar Shkodren kur ishte Kryetare e Kuvendit te Shqiperise dhe jo te humbte disa zona per PS. Shkodra humbi sepse nuk pranonte me ne krye z.Topalli. Zonja ne fjale nuk mund te ngrihet kunder PD dhe demokrateve qe e kane mbajtur lart, per mendimin tim krejt te padrejte, per 20 vjet ne maje te pushtetit. Politika kerkon detyrimisht njerez te afte; z.Topalli nuk eshte shquar per asgje te tille. Kete tha me te drejte ne nje shkrim te tij keto dite edhe publicisti i njohur Blendi Fevziu.
PD do te kishte bere shume mire te kishte sot ne listat e veta Kreshnik Spahine jo vetem per aftesite e tij derrmuese ne debate publike ( le te kujtojme Bojaxhiun qe e la pa boje) por sepse ka qene edhe nje demokrat i oreve te pare me kontribute per PD ne fillimet e proceseve demokratike. Spahiu u shqua ne cader dhe asnje tjeter pas z. Berisha dhe z.Basha. Njerëzit mbajne mend levizjen e tij “kuq e zi” por une jam nje qe di se z.Spahiu e nisi ate se nuk iu la asnje vend ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Demokrate, nuk ka kohe te degjojme artikuj e zera te tilla te papranueshem; ju bej thirrje te mbeshtesim PD, te mbeshtesim ekipin e ri qe eshte hedhur ne beteje. PD eshte partia jone, sot dhe neser; aty eshte nderi dhe dinjiteti yne, mos lejojme shkaterrimin e saj nga karrieriste te pangopur. Basha do te fitoje po e mbeshteten ne.