Kreu i Shtetit Ilir Meta është shprehur përpara gazetarëve se opozita ka bërë gabim me aksionin e saj opozitar përpara zgjedhjeve duke argumentuar se nëse do të kishte dëgjuar këshillat e tij, as 5% e shqiptarëve nuk do të shkonin në votime.
Si argument Meta jep faktin se është politikan dhe socialist i vjetër ndërkohë që thekson se edhe Millosheviçi ka ikur me votë, duke shtuar se këtë ia komunikuar edhe kryedemokratit Basha.
Meta tha gjithashtu se i ka thënë Bashës se deklarata e këtij të fundit ndaj Ulsi Manjës për të hetuar veten ka qenë absurd.
“Unë nuk kam axhendën e opozitës, ajo kishte axhendë “Rama Ik”, unë u shpreha “Rama reflekto”. Ashtu siç më duket absurde dhe ia kam thënë edhe Bashës që t’i kërkosh Ulsiut që të hetojë veten. Kam thënë edhe se Millosheviçi ka ikur me vota dhe ata duhet të jenë të lumtur për atë që ndodhi ditën e diel. Po të më kishin dëgjuar mua përpara zgjedhjeve, as 5 % e shqiptarëve nuk do të kishin shkuar në votime. Jam politikan dhe socialist i vjetër i di këto gjëra. Mos harroni se përballë jush është një njeri që ka pranuar edhe dorëheqjen për zgjidhjen e krizës. Në sistemin demokratik votohesh nga populli, pse ke frikë të shkoh në zgjedhje, nëse të voton populli fito prap”, tha Meta ndër të tjera.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/666463613776885/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post