Kreu i opozitës Lulzim Basha i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me një reagim të këtij të fundit mbi rezolutën e PPE-së.
“#EdMashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë pastaj t’i këndojmë Rezolutat e Partisë Popullore Europiane…”, shkruan Basha.
Në vazhdën e pyetjeve të tij “Kush gënjen?”, Rama iu kundërvu sot opozitës duke i paraqitur rezolutën e Partive Popullore Europiane, e cila kërkon ‘të gjitha forcat politike që të hyjnë në zgjedhje”.
“Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj.
“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”, shkruante Rama. (D.D/Shuplaka)