11:05 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha i mbyll derën çdo bashkëpunimi me Ramën: Marrëveshja e 18 Majit u bë prej presionit të ndërkombëtarëve

14:22 | 14/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë përgjigje i dha Basha-Ramës nëse do shkarkonte Tahirin. A do dalë nga çadra?

Lulzim Basha në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit e Tropjës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë, e vuri theksin tek deformimi i vullnetit të qytetarëve me 25 qershor, përmes shitblerjes së votës, me paratë e krimit dhe drogës, dhe keqpërdorimit të makinerisë shtetërore.

Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojë deri në fund, tha Basha, duke shtuar se vetëm PD e ka sot moralin për ti prirë kësaj kauze.

Përmes fjalës së tij Basha i ka mbyllur rrugën çdo bashkëpunimi me Ramën duke ritheksuar faktin se marrëveshja e 18 Majit erdhi si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve.

“25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza?

Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të.

Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë. Sepse njësoj si në ’91-in, nuk ka humb vetëm Partia Demokratike, ka humb demokracia, kanë humbur shqiptarët, ka humbur Shqipëria”, u shpreh Basha.

 “Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale, çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, dhe për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë”, tha Basha.

“Dalim nga kjo garë me kokën lart si e vetmja forcë morale që nuk u përlye në shit-blerje, që nuk u përlye në krim, që ofroi Shqipërisë rrugën e daljes. Dhe sot Shqipëria është pa rrugë dalje. Nuk ka ça të festojë Edi Rama, s’ka as shpresë, as besim, as entuziazëm as te grupi i tij i ngushtë, se nuk ka rrugëdalje njësoj si në ’91-in.  Nuk ka dritë në fund të tunelit të tij, as për ekonominë, as për makrofinancat e shtetit, as për rininë, as për pensionistët, nuk ka. Në radhë të parë kemi kurajon tonë, moralin tonë politike, kemi vizionin tonë europian të qendrës së djathtë me vlerat tona. Por që ta ofrojmë këtë duhet patjetër të fitojmë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme”, pohoi Basha.

 “Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”, deklaroi Lulzim Basha.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: 18 majibashkepunimedi ramalulzim bashamarreveshja
Pas

Shorti i Ligës së Europës, kundështarët e mundshëm të Skënderbeut

Para

Dogana greke ndërpret punën për 4 orë, rradhë të gjata emigrantësh

Para
Dogana greke ndërpret punën për 4 orë, rradhë të gjata emigrantësh

Dogana greke ndërpret punën për 4 orë, rradhë të gjata emigrantësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mortaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.