Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka nisur një letër drejtuesve të Organizatës Botërore të Shëndetit për Shqipërinë, ku i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që i është dhënë derimë tani vendit tonë.
Një nga shqetësimet që Basha ngre në letër është ajo për numrin e ulët të testimeve që bëhen për qytetarët e dyshuar me COVID-19, gjë që mund të çojë në rritjen e rasteve, sa kohë që ato nuk gjurmohen plotësisht.
“Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj, në emër të PD-së dhe opozitës iu shpreh mirënjohje për mbështetjen deri tani. Ne kemi vënë re se ka një numër më të madh qytetarësh me shenja COVID-19 në rritje, testimet në rënie.
Rënia e personave të testuar sepse ka mungesë të testeve. Ndihmoni Shqipërinë për të mundësuar më shumë testime
Duke shtuar testimet, izolojmë virusin, ngadalësojmë përhapjen”, thuhet mes të tjerave në letrën e Bashës.
Më tej kryedemokrati kërkon nga OBSH që të ndihmojnë vendin me veshje dhe pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, pasi ato që janë siguruar derimë tani nga Ministria e Shëndetësisë sipas opozitës janë të pamjaftueshme.
Derimë tani në vendin tonë janë kryer rreth 700 testime për COVID19, 64 prej të cilave kanë rezultuar pozitive.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post