14:12 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Gati jam për dialog të vërtetë, jo shfaqje te çadra!

22:30 | 04/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Nuk do ketë pension nën 25.000 lekë në mandatin e parë të qeverisë së parë të Republikës së re

Kreu i opozitës Lulzim Basha i përgjigjet ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, pasi ky i fundit tha që ishte i gatshëm madje t’i shkonte te çadra, vetëm që të shpëtonte Vettingun.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për “ABC News”, Basha shprehet se nuk pranon shfaqje në çadër nga Edi Rama, por kërkon dialog të vërtetë.

“Unë vazhdoj me të njëjtin mesazh që i kemi dhënë ditën e parë si opozitë e bashkuar; gati për dialog të vërtetë, jo fasadë. Nuk ka pse të vijë për shfaqje në çadër.

Gati për dialog të vërtetë, jo fasadë, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të garantojë zbatimin e ligjit të menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër krimit të organizuar, drogës dhe parave të drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi duke nisur me komisionet e vetingut sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut.”, deklaron Basha.

BISEDA

Kryeministri Rama ka shkruar sot në mbrëmje në facebook; “Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë”. Cila është përgjigja juaj për këtë ftesë, le të themi, të kryeministrit Rama?

Lulzim Basha: Shqipërinë nuk e ka pushtuar mungesa e vetingut. Shqipërinë e ka pushtuar krimi, kriminelët në Parlament, kriminelët në bashki, kriminelët kudo në qytetet dhe fshatrat tona.

Ata që marrin vendime, që emërojnë e që shkarkojnë njerëz në Policinë e Shtetit, në Dogana, në tatime, në administratë. Ata që vendosin kur, kush dhe si merren lejet e ndërtimit. Ata që përcaktojnë tenderat publikë.

Ata që drekojnë e darkojnë me kryeministrin dhe ministrat. Këta janë njerëzit që kanë pushtuar Shqipërinë bashkë me drogën dhe aferat e tyre kriminale që tashmë i njeh Shqipëria, Italia, Greqia, Europa dhe Amerika. Çlirimi i Shqipërisë nga krimi nuk vjen përmes vetingut po përmes zgjedhje të lira dhe të ndershme.

As Edi Rama dhe askush tjetër nuk i hedh dot trutë e gomarit shqiptarëve duke i bërë të besojnë se vetingu i votuar nga Prenga dhe kolegët e tij qenka zgjidhje për Shqipërinë.

Sa për dialogun, në më pak se 30 orë ka thënë 3 gjera të ndryshme që është tipike e tij.

Unë vazhdoj me të njëjtin mesazh që i kemi dhënë ditën e parë si opozitë e bashkuar; gati për dialog të vërtetë, jo fasadë. Nuk ka pse të vijë për shfaqje në çadër.

Gati për dialog të vërtetë, jo fasadë, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të garantojë zbatimin e ligjit të menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër krimit të organizuar, drogës dhe parave të drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi duke nisur me komisionet e vetingut sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut.

Kjo është axhenda që kemi përcaktuar dje kur bënë ofertën e parë për dialog para se të ndërronte mendje e ta tërhiqte atë ofertë. Kjo është edhe përgjigja që ka edhe sot nëse është serioz, nëse me vërtet i dhimset Shqipëria dhe e ardhmja europiane e saj. Sepse këto 3 vite ka treguar se nuk ia ka ndjerë fare as për Shqipërinë, as për të ardhmen europiane, as për Europën.

E mbushi Shqipërinë me drogë. Solli kriminelët në pushtet. E largoi Shqipërinë nga e ardhmja e saj europiane. Kush e beson se në Europë futesh pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush e beson se në Europë futesh me deputetë kriminelë, me kryetarë bashkish kriminelë. Kush e beson se futesh në Europë kur Brenda një viti e shndërruan vendin në prodhuesin më të madh të drogës në Europë. Nëse është serioz, nëse i ka thirrur mendjes dhe është serioz atëhere ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe vetingut duke dhënë dorëheqjen.

Ky është akti që presim dhe kjo i hap rrugë dialogut për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Kërkoni dorëheqjen e kryeministrit Rama?

Basha: Po sigurisht. Qeveria teknike parashikon në radhë të parë largimin e tij. Mendoj që është e qartë për çdo shqiptar. Pra, do vetingun, do me të vërtetë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dialog për qeverinë teknike që sonte.

Nëse është vonë për të, nesër. Nuk ka nevojë të vijë në çadër. Forcat politike opozitare janë të gatshme të ulen në çdo tryezë për të diskutuar kushtet me anë të së cilës do ti japim Shqipërisë demokracinë e vërtetë përmes zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësinë e vërtetë përmes vetingut të vërtetë sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut.

Ky është testi i tij, jo i opozitës. Është testi i tij përpara qytetarëve shqiptarë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dialogedi ramalulzim bashaprotesta
Pas

Deputeti demokrat sulmon Mogherinin: S’pranojmë leksione nga përfaqësues të huaj

Para

Si e ke bërë milionin e parë? Përgjigjet Koço Kokëdhima

Para
Si e ke bërë milionin e parë? Përgjigjet Koço Kokëdhima

Si e ke bërë milionin e parë? Përgjigjet Koço Kokëdhima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Harta mavi! Si e komentojnë qytetarët rezultatin? Shoqet ‘kundërshtare’ në bindjet politike: E dua Ramën, adhuroj Berishën

A do të japë dorëheqje? Berisha: Statuti do të respektohet, por…

Përmbushet profecia e “Baba Edit”, jo 78 por plot 85 mandate deri tani

Berisha: Kurrë më parë bandat nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në Parlamentin shqiptar

Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

Samiti Europian në Tiranë, policia e shtetit tregon akset rrugore që duhen shmangur në kryeqytet gjatë së premtes

Numërimi i votave të 11 majit drejt përfundimit, PS 52,08 % dhe PD-ASHM 34,47% në 4991 qendra

Diaspora/ Numërohen mbi 20% e zarfeve, kryeson PS me rreth 1700 vota

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.