Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ka reaguar ‘çadra e lirisë’ në lidhje me zhvillimet e fundit dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon thirrjes së këtij të fundit që palët të ulen në një tryezë për dialog.
Basha pohoi se PD është e hapur për dialog të vërtetë por jo për monologje.
Lulzim Basha ka falënderuar publikisht aleatin e qeverisë, PDIU-në për paktin kombëtar të ofruar në shërbim të dialogut politik dhe situatës së rënduar politike.
“Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar. Ky nuk është dialog, pro monologje shterpë nga ato që keni dëgjuar për këto 3 vite. Nëqoftë se për këto monologë, që keni dëgjuar nga FB apo në takime, shqiptarët do ishin bërë milionerë. Monologët shterp nuk i pranoj dhe nuk do pranoj. Jemi të hapur siç e kemi thënë që prej ditës së parë. Për dialog mirëpres çdo parti që tregon përgjegjshmëri, shpreh falënderim dhe mirënjohje të një prej aleatëve, siç ishte dhe PDIU. Kjo është një lëvizje popullore. Prej ditës së parë kemi pritur këtu jo vetëm ata që mendojnë si ne, por dhe ata që mendojnë krejt ndryse nga ne”, tha Basha.
(M.D/ Shuplaka)