Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot opozitën të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin ndërsa e erguentonte këtë ftesë si një detyrim ndaj perosnave të prekur nga fatkeqësia natyrore.
Por kreu i PD Lulzim Basha i pyetur nga Top Channel, për këtë tha se op[ozita është që prej orëve të para pranë banorëve të prekur dhe se do të vijojë ta bëjë këtë, ndërsa ftesë i është përjigjur duke thënë se nuk ësht/ koha për politikë dhe propagandë.
“E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër”.
Basha ka komentuar edhe urdhërin që ka shpërndarë për demokratët dhe drejtuesit e PD-së se nuk duhet të bëjnë asnjë koment politik për situatën pas tërmetit.
“Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky ëhstë fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë”.
Ndërsa për përgjegjësitë dhe mënyrën e menaxhimit të emergjencës, Basha tha se do të bëhet në një kohë tjetër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)