03:02 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha i përgjigjet Mogherini-t dhe Hahn-it: Ne e kemi votuar dhe do ta zbatojmë reformën, por jo sipas formulës Rama-Tahiri-Shullazi

21:35 | 12/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon pas deklaratës së përbashkët të zyrtares së lartë të BE-së Federica Mogherini dhe euro komisionerit Johannes Hahn, të cilët u shprehën kundër bojkotit të Parlamentit dhe mosrregjistrimit të opozitës në zgjedhjet e qershorit.

“Opozita i qëndron reformës në drejtësi dhe konsensusit për zbatimin e saj të arritur unanimisht më 22 korrik 2016. Ne kemi votuar dhe do të zbatojmë reformën VETEM sipas formulës Nuland–Hahn dhe jo sipas formulës Rama–Tahiri–Shullazi. Pjesë thelbësore e reformës së 22 korrikut ishte edhe dakordësia për miratimin konsensual të shtatë ligjeve të zbatimit të reformës në drejtësi. Kjo dakordësi u shkel nga Edi Rama.

Gjashtë nga këto shtate ligje u kaluan pa konsensus, duke përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët.

Opozita është pro vetingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vetingun. Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vetingut, por kapjes së procesit të vetingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësinë.
Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një veting i pavarur. Këtë veting do të bëjmë në Republikën e Re. 

Ne do të votojmë nga e para ligjin për vetingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marreveshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi.
Por së pari duhet të bëjmë #ZgjedhjeTeLira.”, reagon Basha.

Në një deklaratë të përbashkët, pak orë më parë, Mogherini dhe Hahn shprehën keqardhje për mosrregjistrimin e opozitës për zgjedhjet e qershorit, ndërkohë që gjithashtu i bënin thirrje partive të bashkëpunonin për formimin e institucioneve të Vettingut.

“U bëjmë thirrje partive që të përfundojnë formimin e institucioneve të vettingut. Sulmi i reformës në drejtësi dhe jo implementimi i saj, me monitorimin e ngushtë të ONM-së, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, thuhej në deklaratë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: federica mogheriniJohannes Hahnlulzim basha
Pas

”Shumë shpejt do ti thërrasin arsyes dhe do kthehen në Kuvend”, sekretarja rinore e PS-së plot besim

Para

”E kam mik më dhimbset, po s’ke ç’i bën nganjëherë, mendja mendje është”, Rama nuk kursen as Kapexhiun

Para
”E kam mik më dhimbset, po s’ke ç’i bën nganjëherë, mendja mendje është”, Rama nuk kursen as Kapexhiun

''E kam mik më dhimbset, po s'ke ç'i bën nganjëherë, mendja mendje është'', Rama nuk kursen as Kapexhiun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.