Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, i cili me tone të ashpra akuzoi opozitën se kishte paguar për shkrimin e Washingtton Post.
Përmes një postimi në twitter, Basha shprehet se Rama ka blerë gjykatës, prokurorë dhe ambasadorë dhe nuk ka pse shprehet i indenjuar për një shkrim, ndërkaq ai nuk ngurron të paralajmërojë Ramën, se shumë shpejt kokat e korrupsionit do japin llogari.
‘ Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt”, shkruan ai.
Në shkrim ambasadori i mëparshëm i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu cilësohej si “Car”, një mbështetës i flaktë i qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros dhe që punonte kundër presidentit amerikan Trump.
Shkrimi i ‘Washington Time’:
Tirana, Albania-Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qëndrimet e çuditshme të këtij ambasadori.
Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.
Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.
Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Tëitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.
A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?
(J.D/Faxweb.al)