01:47 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke vendet e punës?! Fëmijët hanë qepë dhe lakra turshi

11:31 | 15/03/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke vendet e punës?! Fëmijët hanë qepë dhe lakra turshi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka debatuar në Kuvend me kreun e qeverisë për mungesën e plotë të transparencës në hartimin e skemës ekonomike, e cila ka çuar në mjerim mijëra familje shqiptare.

Basha u shpreh se Shqipëria renditet në vendin e fundit në Europë sa i përket kushteve ekonomike në të cilën ndodhen qytetarëy. Basha pyeti Ramën se ku ndodhen vendet e punës, pasi të gjithë e dimë që nuk ekzistojnë.

“Thelbi ishte transparenca, se mbi ç’bazë do të ndërtohej skema e ndihmës ekonomike, por ti refuzon të shkosh e të shikosh se si ushqehen që në mëngjes me qepë dhe lakra turshi sepse ti e përbuz këtë popull.

70% e familjeve më të varfra janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, vetëm 30% janë të mbuluara prej saj.

Shqipëria rendit në vendin 112 nga 156 vende në indeksin e lumturisë. E fundit në Europë që lidhet në radhë të parë me gjendjen ekonomike të vendit.

Më thuaj ku janë ato vende pune që ke hapur, në cilat fabrika, uzina, biznese?! Ku janë që nuk shkokan ata të varfrit që dalin në fotografi me mua e ua heq ndihmën ekonomike?!

Na mburret se po ul përqindjen e papunësisë! E di pse po ulet? Sepse shqiptarët po ikin nga vendi, po e braktisin dhe një ditë do vijë që në vend të ngelet vetëm ky dhe banditët e tij.

Rastet që kam parë me sytë e mi flasin vetë. Nuk ka tallje më të mëdha dhe të shpirtkazmërisë të paraqesësh këtu pseudofaktet.

Shpresës me 6 fëmijë i është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim.

Pranvera Tetova me të ëmën e paralizuar në kushte skandaloze nuk blen dot ilaçe dhe nuk ka asnjë tavan mbi kokë.

Marije Gjoka me bashkëshortin e vdekur mori vetëm 50 mijë lekë për ta varrosur.

Gëzim Ukdashi, pa ndihmë ekonomike, pa ujë, se nuk e paguan dot më, pa energji elektrike, një thes miell nuk ka ta blejë bashkë me fëmijët e tij.

Donika Shetën vrapove e i gjete punë duke e çuar në zyrë pune. Po asnjë gjë nuk ke zgjidhur, sepse nuk zgjidhet pasi e pe duke dalë në fotografi me kryetarin e opozitës.

Në Lezhë, Hyrije Berisha që përmende, e vërteta që kam parë unë dhe jo që pe ti. Kam shkuar dhe e kam parë me sytë e mi, siguron jetesën duke lypur, vajzën e ka me një këmbë dhe një tjetër në moshë të mitur.Dorina e divorcuar me tre fëmijë në dhjetë metra katrorë!”, u shpreh Basha.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

Vrasja e Kreshnik Beqirajt në Fier, gjenden gjurmë gjaku në banesën ku jetuan me vrasësin e dyshuar

Para

‘Çmendet’ futbollisti i Chelseas, iu tregon organin gjenital tifozëve (VIDEO)

Para
‘Çmendet’ futbollisti i Chelseas, iu tregon organin gjenital tifozëve (VIDEO)

'Çmendet' futbollisti i Chelseas, iu tregon organin gjenital tifozëve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.