Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës nga Elbasani pas deklaratave të tij se Basha është çun i mirë por që flë gjumë.
“Une nuk jam cune i mire, une jam me i miri ne kete gare, me planin me te mire dhe me vendosmerine per ta nxjerre Shqiperine nga kriza”, tha Basha.
Basha foli edhe për marrëdhëniet me Amerikën dhe tha se ato do të forcohen. Basha gjithashtu deklaroi se janë të paktën tre investitor të mëdhenj amerikanë që pritet të vijnë në Shqipëri sapo demokratët të vujnë në pushtet.
“Marredheniet me Ameriken do te forcohen dhe konsolidohen me mua kryeminister, por edhe investitoret amerikane do te vine te investojne ne investime strategjike. A dini ndonje investitor te huaj qe ka ardhur ne Shqiperi keto vjet? Asnje! Shetit neper bote per ekspozita, per ndeshje, por kurre per investitoret.
Jane te pakten tre investitore shume te medhenj amerikane qe do te investojne ne Shqiperi sa te vime ne ne pushtet”, deklaroi Basha. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post