04:28 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk je më kryeministër por vetëm një dordolec, unë as trembem dhe as shantazhohem

15:59 | 08/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha i përgjigjet Ramës: Nuk je më kryeministër por vetëm një dordolec, unë as trembem dhe as shantazhohem

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama . Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thotë se Edi Rama nuk është më kryeministër, por një dordolec krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

“Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt”, shkruan Basha.

Reagimi i kryedemokratit erdhi pas statusit të Ramës në ‘Tëitter’ ku duke iu referuar dy çështjeve që trazuan politikën “Babalja” dhe “Xhisiela”, ironizonte se nuk e ndihmonte kryetarin e opozitës pasi ai ishte zhytur shume thellë.

Përgjigjia e Bashës:

Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.

Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

Reagimi i Ramës për Bashën: 

Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?

(B.H/Faxweb)

Etiketa: basha-rama
Pas

Lëng qepe dhe mjaltë, receta indiane që ushqen rrënjët e flokëve dhe i rrit si me magji

Para

Bleona publikon foton, si dukej para 20 vitesh, ndryshimi drastik (Foto)

Para
”Po ti ç’ne këtu në këtë orë?”, zbulohen pjesë nga libri i Bleonës që do ‘trondisë’ politikanët

Bleona publikon foton, si dukej para 20 vitesh, ndryshimi drastik (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.