02:39 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Basha i shiti zgjedhjet, pagesa për listat e deputetëve”, çfarë thotë Patozi për akuzat ndaj kreut të PD-së

23:07 | 20/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Astrit Patozi: Basha gati të pushkatojë para selisë çdo demokrat që i rrezikon fronin

Deputeti Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka deklaruar se Lulzim Basha ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit, madje janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD.

“Atëherë zoti Patozi ka akuza Brenda Partisë Demokratike, akuza të rëndësishme të hedhura nga njerëz shumë të rëndësishëm në parti, që Basha ka shitur zgjedhjet. Jo i ka shitur thjesht në mënyrë simbolike te Edi Rama, por ka shitur dhe mandate të të sigurta për deputetë, i ka shitur me para.”, ishte pyetja me të cilën Rakipi iu drejtua Patozit. Mirëpo ky i fundit nuk e mohoi një akuzë të tillë, megjithatë tha se nuk kishte prova.

“Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelsave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë.

Pra ka një opinion të gjerë që e thonë. Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për t’u trajtuar.

Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha. Dhe unë kam dhënë një përgjigje në takimet e tona që kemi pasur në degën e Partisë Demokratike në rrethe, që unë vetë dua të jem i sinqertë se nuk e besoj që zoti Basha e ka shitur rezultatin, por zoti Basha jam shumë i sigurt që me dashje apo jo ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari.

Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime të mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërësi.”, është shprehur Patozi.

Kujtojmë se Patozi u tërhoq nga gara për kreun e PD-së pasi sipas tij, kryetari aktual Lulzim Basha nuk po mundëson një garë të drejtë dhe të barabartë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patozilulzim basha
Pas

Salsano Rrapi ka ditëlindjen, si ia festojnë kolegët. Me ta edhe deputeti i LSI-së (FOTOT)

Para

Deputeti i LSI-së marton vëllain, nusen e marrin me helikopter dhe të shtëna armësh (VIDEO)

Para
Deputeti i LSI-së marton vëllain, nusen e marrin me helikopter dhe të shtëna armësh (VIDEO)

Deputeti i LSI-së marton vëllain, nusen e marrin me helikopter dhe të shtëna armësh (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.