Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u pyet edhe për deklaratën e Bashës i cili i vendosi ultimatum kreut të qeverisë duke i thëne “ose të plotëso 5 kërkesat e opozitës ose hap rrugën”.
Rama u shpreh se është njëlloj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”
“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme cfarë kemi në dorë. Keshtuqë është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim” u shpreh Rama.