Kreui PD-së Lulzim Basha i ka vënë kushte Edi Ramës që të largojë nga detyra kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn dhe kreun e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinin nga detyrat pasi sipas tij vendi është i mbuluar nga krimi.
Basha theksin e vuri ehde te ngjarja e Elbasanit ku kreun e Bashkisë e bëri pjesë të krimit në këtë qytet.
“Mund të të kërkoj e gjithë policia e gjithë botës por në Shqipëri mund të shijosh jetën. Madje mund t’i ndash këto qejfe edhe me një vizë të bardhë me shoqërinë e krimit. Por Edi Rama e përfshiu me vetëdije krimin në politikë. Në krye të kuvendit është dikush që e cilësojnë të zezë mbi të bardhë për lidhje me drogën. Ministri i Brendshëm është që vëllai i atij e kërkojnë për trafikim droge. Shqipëria e Edi Ramës, ministri i Brendshëm koordonohet direkt me trafikantë, ndërsa drejtori i policisë përgjon diplomatët dhe qytetarët shqiptarë. Edi Rama ata që kërkon Interpoli i ndihmon.
Paratë i shkojnë për piktura , për qejf dhe jo për shqiptarët. Paratë shkojnë për sharës me pagesë dhe lobistë dhe jo për punonjësit e organeve të Vettingut. Shqipëria tashmë është e izoluar ekonomikisht dhe politikisht. Është bllokuar procesi i integrimit dhe nuk do të marrë asnjë ftesë, ndaj le ta miratojmë këtë marrëveshje por të mos mbyllim sytë. PD luftoi 4 vite rresht për të luftuar drogën.
Kërkojmë për të luftuar drogën të gjithë mbështetjen e shqiptarëve. Largo nga detyra kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën nga detyra si ministër, Qazim Sejdinin nga kreu i bashkisë së Elbasanit”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)