13:29 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Basha ia doli t’i përmbysë Ramës çerekun e qeverisë, por pati në dorë të zhdukte dje edhe po aq ministra të tjerë”

09:08 | 26/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analiza e Andi Bushatit: Pse Rama dhe lojërat e fatit janë një histori turpi

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka refuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i arsyeshëm. Ai ka hedhur poshtë edhe “lëshimin” e zgjedhjeve në mes të korrikut dhe atë të disa ministrave teknikë të vendosur me bekimin e opozitës, në një qeveri të drejtuar gjithmonë nga Edi Rama.

Madje sikur dy “JO”-të e tij të forta të mos mjaftonin ai ka refuzuar edhe foton kartolinë të një takimi të përbashkët, sipas ftesës së David McAllister dhe Knut Fleckstein, për të diskutuar në tryezë teknikalitetet.

Po të kqyren këto qëndrime mund të nxirren disa konkluzione paraprake.

Së pari Basha ka arritur aq shumë gjëra sa asnjë demokrat do t’i kishte imagjinuar përpara ngritjes së çadrës në 18 shkurt. Ai jo vetëm ia doli t’i përmbysë Edi Ramës çerekun e qeverisë, por pati në drorë të zhdukte sot edhe po aq ministra të tjerë. Ai e ka bërë Ramën të tërhiqet me turp nga deklarata e tij se data kushtetuese e zgjedhjeve nuk ka shanc të ndryshojë.

Megjithëatë ai pretendon se ato që ka fituar janë ende të pamjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi këtë parim ka përplasur derën.

Por, sado i guximshëm dhe vetmohues të duket ky akt, ai ka rrezik të tubojë në një aleancë anti Bashë të gjithë faktorët që janë në këtë lojë.

Rama do të gjejë një argument më shumë për të thënë se megjithëse ai bëri maksimumin e lëshimeve, ata që i tremben vettingut duan me çdo kusht të sabotojnë zgjedhjet.

Ilir Meta do të gjejë të gjitha justifikimet për të fshirë nga fjalori shprehjen “nuk shkoj në zgjedhje pa opozitën”, duke pretenduar se edhe kushti për qeveri besimi dhe ai për shtyrje të 18 qershorit u plotësua.

Ndërkombëtarët që pas deklaratave tejet të ashpra të shefit të diplomacisë gjermane, Gabriel dhe pas qëndrimit të përbashkët Hahn – Mogherini, kërkuan t’i japin edhe një shanc të fundit PD, rrezikojnë t’i heqin vizën.

Zërat disidentë në PD, pas kësaj klime mund të shpërthejnë dhe të dalin hapur kundër Bashès.

Por, megjithëse është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, lideri i PD-së ka thënë sërish “JO”,  i bindur se ka vënë në ruletin e kësaj loje të gjitha fishat e tij.

Ai tani po rrezikon të humbasë gjithçka, me shpresën minimale se mund t’i fitojë të gjitha. Dhe të gjitha përmblidhen tek “koka” e Ramës. Basha pretendon se me këtë kryeministër të molepsur me paratë e koncesioneve, me dhunën e kriminelëve dhe me imoralitetin e mediave të mëdha, është e pamundur të shkohet në zgjedhje.

Por, ka gjasë që kjo të jetë vetëm ana propagandistike e qëndrimit të tij.

Pasi ndoshta Basha po kërkon shumë më tepër se kaq.

Ai po synon t’a tërheqë zvarrë Edi Ramën.

Ai po mëton t’a shkatërrojë rivalin e tij duke i lënë vetëm dy rrugë. Ose t’a detyrojë të tërhiqet i turpëruar si trafikant, ose ta yshtë të marshojë i vetëm drejt zgjedhjeve si diktator.

Dhe për të kapur këtë sfidë pothuajse të paharritshme, Basha apo bën një hara-kiri të fortë. Ai po i përplas derën çdo lloj propozimi tjetër, duke vënë kokën e tij në një rulet- gijotinë. 

 

Etiketa: Andi Bushatiedi ramailir metalulzim bashanegociatat
Pas

37 kg kanabis dhe 9 granata dore mes të tjerash, pranga kryefamiljarit 62-vjeçar në Gimaj

Para

Ç’do të ndodhë me PD-në, Berisha jep INTERVISTËN që s’duhet humbur (JA KU)

Para
“Rama shkarkoi 4 ministrat që t’u mbyllë gojën për dosjet…”

Ç'do të ndodhë me PD-në, Berisha jep INTERVISTËN që s'duhet humbur (JA KU)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Priten dëme shumë të mëdha në centralin Fordow të Iranit

Berisha publikon pamje skandaloze nga 11 maji: “Farsa elektorale e Ramës do të marrë fund, shqiptarët do të ngrihen për të mbrojtur liritë e tyre”

Berisha: Grupi i PPE-së në Këshillin e Europës u trondit nga pamjet e farsës elektorale të 11 majit në Shqipëri

Izraeli sulmon burgun në Teheran

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një 4-vjeçar pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra zjarri, 2 ende aktive

Ina Zhupa kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: “Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare”

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.